Bleona Qereti ka zgjedhur të performojë në mbrëmjen e sotme të 'X Factor', këngën e saj "Take You Over". Performanca e ngjiti këngëtaren në majën e një globi të improvizuar, për të cilin këngëtarja u shpreh se është vendi ku ajo po punon dhe dëshiron të jetë.
Një ndër elementët e kësaj performance ishte edhe veshja e këngëtares, e cila vazhdon të guxojë me veshjen e saj të tejdukshme, siç bëri edhe në daljen e fundit të “American Music Award 2014', por kësaj here me një veshje dantellë.
#showbiz