Jemi shumë pranë ndryshimit të orës për vitin 2015 dhe kalimit në orën diellore, që ashtu si çdo vit përkon me të dielën e fundit të muajit Mars. Në orën 2 pas mesnate, mes të shtunës 28 Mars dhe të dielës 29 Mars, akrepat e orës do të shtyhen me 1 orë përpara. Fatkeqësisht, natën e sotme do të flemë një orë më pak sepse akrepat do të spostohen nga ora 2 e mëngjesit në orën 3.
Ky ndryshim i akrepave të orës ndodh 2 herë në vit: në muajin Tetor dhe Mars, përkatësisht në të dielën e fundit të këtyre muajve. Në të dyja rastet ky ndryshim ndodh gjatë natës, për të shmangur konfuzionin gjatë ditës dhe në këtë mënyrë për shumë njerëz i vetmi problem do të jetë ai i të fjeturit një orë më pak, pa ndikuar kështu në rrjedhën normale të punës gjatë ditës.
Një arsye e ndryshimit të akrepave të orës mund të jetë sigurisht kursimi i energjisë. Sikurse të gjithë e dimë, gjatë pranverës dhe verës kemi më shumë orë dritë duke mundësuar në këtë mënyrë kursimin e energjisë elektrike dhe kjo falë spostimit të orës. Gjithashtu duke e afruar zgjimin me një orë në mëngjes, shijojmë një orë më shumë dritë darkave.
Po çfarë sjell ndryshimi i akrepave të orës në shëndetin tonë?
Në shumë persona, ajo që sjell ndryshimi i orës nuk është shumë pozitive. Kjo vihet re menjëherë në ditët në vazhdim me ndryshimin e sensit të humorit dhe gjendjes shpirtërore; probleme me gjumin, që sjellin lehtësisht mërzitje, lodhje, inatosje apo në disa raste edhe depresion; vështirësi në përqendrim apo dhimbje koke.
Këto simptoma, ndonëse ndihen nga disa njerëz, zhduken shpejt. Mjaft sa të mësohemi me ciklin e orës së re dhe me orën e humbur të gjumit.
Burimi: Blasting News