Nënat shtatzëna mund të jenë duke i vënë fëmijët e palindur në rrezik, për shkak të këshillave të ndryshme që marrin lidhur me sasinë e alkoolit që duhet të pinë gjatë shtatzënisë. Në Britani, 1 në 100 fëmijë lindin me Sindromën Fetale të Alkoolit.
Ky ishte rasti i Sam, djali 11-vjeç i së cilës vuan nga Sindroma. Ajo besonte se birra Guinness i bënte mirë fëmijës. Ajo pranon se ka patur probleme me alkoolin dhe se e kishte të vështirë ta linte edhe gjatë shtatzënisë. Por, shton se nuk ishte mjaftueshëm e infromuar për dëmet që do t’i shkaktonte fëmijës. “Bëja kontrollet tek mjekut dhe pastaj pija disa Guinness dhe brandy. Mendoja se Guinness i bënte mirë fëmijës”. Si rezultat i teprimit të alkoolit, djali i saj, i cili ka probleme me komunikimin, lindi me kokë të vogël. Tani ai nevrikoest, pasi nuk mund të shprehet.
Doktorët rekomandojnë se 1-2 gota në javë ose një herë në dy javë janë të lejueshme, por në mënyrë absolute këshllojnë mosarritjen e gjëndjes së dehjes.
Burimi: Daily Mail
#showbiz