Giorgio Armani, i cili stiloi pelerinën që shkaktoi rënien e Madonna-s në skenë te Brit Awards, thotë se gjithçka është faji i saj.
“Siç e dimë, Madonna është shumë e vështirë”, tha ai. “Kjo pelerinë kishte një mbërtheckë, por ajo donte një fjongo, të cilën nuk ishte në gjendje ta hapte me duart e saj. Kjo është e gjitha”.
Madonna u rrëzua me kurriz në skenën britanike.
“Të gjithë ishin të shqetësuar se pelerine ime do të rrëshqiste dhe unë kërkova të ma lidhnin fort tek qafa. Kur tërhoqa lidhësen e mëndafshtë, ajo nuk iku dhe dy nga balerinët e mi të talentuar për pak më mbytën në skenë”, shpjegoi Madonna.
Lidhur me komentin e Armanit, përfaqësuesi i saj u shpreh: “Gjëra që ndodhin! Madonna e dashuron Giorgio Armanin.”
Burimi: Page Six
#showbiz