Jemi ende në janar dhe deri tani kemi pasur lajme për tri shtatzëni VIP. Këtë javë, një tjetër personazh i njohur do t'i shtohet listës së vajzave të famshme që e kanë nisur 2015-n shtatzënë. Bëhet fjalë për një personazh shumë të dashur nga të gjithë ju. Jona Kalemaj, e cila më shumë njihet si Jona e "Big Brother", është shtatzënë. Të paktën këtë gjë thonë thashethemet, të cilat dalin nga goja e miqve e të afërmve të Jonës, pasi vetë kaçurrelsja bukuroshe nuk është prononcuar.
Gjithashtu, edhe daljet e fundit televizive në “E diell”, ku Jona është shfaqur e veshur me bluza të gjera dhe me një bark pak më të madh se zakonisht, kanë bërë që të shtohen dyshimet për një shtatzëni të mundshme të saj. E ndërsa ne jemi përpjekur ta kontaktojmë për të mësuar diçka më shumë, ka qenë e pamundur të lidhemi, pasi kemi mësuar se Jona ndodhet prej disa ditësh jashtë Shqipërisë për pushime. Vetëm pak muaj më parë, nga fundi i vitit 2014-s, në media u fol për fejesën e saj me një djalëqë jeton në Itali, por vetë Jona, të cilës i pëlqen të ruajë privatësinë, nuk pranoi të japë asnjë informacion në lidhje me këtë lajm.
Burimi: Gazeta Paloma
Shënim: Lajmi i mësipërm është marrë nga suplementet e gazetave të ditës së shtunë, ndaj Anabel.al nuk mban përgjegjësi për vërtetësinë e tij!
#showbiz