Letra 1
Po nuk ma postove dhe kete leter do te vej unlike (shaka) Gjithsesi do te shkruaj historin time Me dt.31/12/2002 ne lagjin time ndodhi nje vrasje (une sapo kisha mbushur 18 vjec) dhe une isha perkrah me personin qe qelloj per vdekje nje shokun tone tjeter (por une nuk isha ne dijeni te asaj qe do ndodhte) ate nate rreth ores 00:00 pasi ndodhi ngjarja ika ne shpi i shokuar,pas pak erdhi policia te shpia ime,me shoqeruan ne komisariat ku une tregova te verteten (por thot nje shprehje "hapi zemren hetuesis,q...a vetes ropt e shpis" )Me sgoqeruan me moren ne pytje dhe me akuzuan per vrasje ne bashkpunim,cka nuk ishte aspak e vertete,pas 15 muaj hetuesi u denova me 18 vjet burg!Ishte shum e veshtire por nuk besoja se do ti beja vertet,me dukej "shaka ajo qe thonin gjykata.Pastaj e apelova ne shkallen e dyte (ne apel) dhe pas 7 muajsh u be gjygji ku me denuar per Moskallzim krimi (thjeshte nje denim per te mos shperblyer pafajsine) dhe u denova me 3 vjet ku i kalova te gjitha ne paraburgim!Ata/o qe me njohin e din pak a shum historin time por nuk besoj te ket shum fansa ktu nga ata qe me njohin mua.Kjo ishte me pak fjale nje padrejtesi ne "drejtesin shqiptare" dhe me humbi 3 vitet mw te bukura te jetes time Flm nese e poston.Per komentuesit/et skam asigje,kan lirin e tyre te thon cte duan.
Letra 2
psh anabel jeni shum te miret.kur isha 19 vjec fillova te punoja me mall, leku shtohej shum shpejt, me makina te fundit me parfume te shtrenjta me hypi vetja ne qejf. ngrihesha ne 12 na gjumi e veja ne mengjes ne shpi. me cunat e kalomim kohen me viza me pije por filmi mbaroj shpejt kur isha ne mosh 21 ku me kapet mat me makinen me mall e familjes i ra si bomb. nuk kam per ta harruar kur hetusi i tha babajt te me sillte ndonje gje per te ngren dhe babaj duke qar i tha: ky i ka pas harram dhe ato qe ka ngren . me mir te vdisja se sa te degjoje ato fjal nga babaj. brenda takova cuna me zemer dhe seder qe sduhet te ngrem gisht. shyqyr zotit tani jam jasht nuk bera me shum se 2 vjet. flm zotin pak rendsi ka emri ose privat flm
Letra 3
Mirmbrema! Adoleshenca ime ka qene vertet e qete..por e kunderta po ndodh me vellain tim qe prej 7 muajsh ndodhet me burgun e minoreneve ne kavaje. Kishte kohe qe shoqerohej me djem me te medhej,nga shkolla u perjashtu. Ne shtepi vonohej cdo Nate e vetem debatonte me ne. U ngaterrua me probleme te shumta.Une I blija tel. Ai I shiste dhe thoshte me humbi.Tani qe ndodhet ne burg ka ndryshuar shume. Me keput shpirtin kur iki e takoj.. Sado qe atje ka kushte me te Mira se ne burg normal ne prap jemi sh te merakosur. Smbahet mend sa here kemi dergu mamin ne urgjence ..lexova 1 artikull x spitalet poor ta dini sa te keqinj jan gjykatesit... Do na duhen shum vite per te paguar kredite dhe borxhet qe kemi Marr vetem per ta nxjer nga aty dhe prap sdo mundemi. Nk ngopen me lek dhe ne moment te fundit kerkojn shum e me shum.. E di qe shumica thojn lere atje te ze mend por si ndjehem un kur e shoh 30 min ne jave.kur e shoh me shenja ne fytyr dhe ai thot e grica duke u kruajt qe te mos shqetesohemi ne. Ai vella po me copeton shpirtin... Nqs ma poston kte leter I lutem te gjitheve ti shmangin gabimet. Te heqin dore nga shoqeria e keqe.. Se s merni vetem veten 1 qafe po gjith familjen qe s ulet dot ne tavoline me vendin bosh.. Flm Nqs e lexoni dhe mos vent zoti njeri ne vendin tim se shpirti ma di sa po vuaj Publikojeni Nqs doni Ju pershendes! E.
Letra 4
Anabel sot e kisha ne mendje t'ua dergoja kete teme, sikur ta dija se kjo do ishte tema haha smile emoticon. Jam nje vajze 19 vjecare nga rrethina e Gjilanit. Kur isha ne klas te V isha te xhaxhi im, kur vajta ne shtepi ishte dera e mbyllur me qels, skisha si te hyja brenda, jashte kishim nje qen dhe vetem me lepinte ne duar ku me shihte, dhe un marr nje shkop e gjuaj dhe e thej xhamin e shtepis, kur e shoh xhamin friksohem se do me rrahin te shtepis, dhe ato momente e shpik ne mendjen time kriminale te them se kan hyr hajnat, hyj brenda shkoj ne dhome te gjyshes, i gjuaj ca rroba me toke, shkoj ne dhome te babit, i marr ca rroba te mamit komplet pa i shpaluar i hudh ne toke, qanten ja gjuaj nga dritarja, dhe shkoj me vrap te xhaxhi im them kan hyr hajdutet. Haha ata krejt tronditen, marrin policin un kisha frik se mendoja te them vetem kan hyr hajnat dhe te mbet me kaq, ishte e diel, vijn 6-7 vetura te policis ne shtepi, kur vie babi e mami cmenden nga frika, babi i shikoj se i ka krejt leket dhe i pa asgje nuk i mungonte, me pysnin policia se qfar me benin un i thoja me kan rrahur hahah:-). Ata rrin me ore te tera ne shtepin time dhe ne fund thon se gishtat jan te vogel, ne cdo hap shiheshin gishtat e mi, e na ftojn mua e babin ne Gjilan te japin deklarat, dhe aty me bindin ta pranoj dhe e pranova. Babit kur i kishin then qe gishtat e vogel e kish then ky lere se vajza ime e paska bere, e per ket shkak babi im ska paguar asgje, edhe pse ishte e diel te gjithe policet ishin ne shtepi te tyre, pasi babi im e pranoi fajin tim. Une shpetova pa u rrahur, edhe pse meritoja plumb ne ball. Keshtu historia ime qe gjithmone e mbaj ne mend si trishtim, me vjen turp nga vetja, ju lus te gjithve, edhe nese beni faje, pranojeni sa jan te vogla, mund ti permirsoni, e jo te mundohemi ti ikni e ti beni lemsh. Ju dua shume shqipe te Shqipris. Anonim te lutem
Letra 5
Pershendetje Anabel! Isha ne gjimnaz ne kamez dhe aty kam kaluar kohera te bukura dhe veshtiresi! Isha ne vit te tret dhe kisha shume shoke por kisha 5 shoke qe ishim grup dhe shkonim me te dashurat tona kudo! Kam qen cun I mire po me pat dal emri per keq! 1 shoku im pat probleme me disa persona jashte shkolle! Ata personat ishin te rritur ! Shoku im mbante pistolet me vete! Madje ata persona e paten lajmeruar se do e vrisnin, madje I paten çuar njerez per lajmerim ne shtepi! 1 dite vijne keto te rriturit ne shkolle por ate dite per pordh e pata une pistoleten e atij! Ne 5 minutsh shikoj disa persona duke goditur shokun tim qe e kishin vendosur poshte dhe I binin! Ishim mbrenda ne shkolle ne koridorin e madh! Une ndodhesha lart dhe e pash papritur, nxorra pistoleten e nxorra nga qarku dhe ua drejtova dhe shtiva drejt atyre disa here, por pistoleta nuk funksionoi nxorra karikatoren, ajo ishte full me fishek ! Mu drithte I gjithe trupi, nuk me shikonin syte! Hidhem nga koridori me pistolet dhe godas njerin mba koke me pistolet, pastaj godas dhe 1 tjeter me brylin e pistoletes ne ate moment shkrep pistoleta! Dikush ishte per toke! Nuk mbaj mend mo vetem kur zgjohem ne spital! Per rreth meje ishte 1 doktoresh dhe te dera ishin polic! Pistoleta nuk kishte kapur asnjeri per fat te mire! Me pas me cuan ne rajon u mora ne pyetje! Pastaj takova avokatin dhe me tha se te Kane akuzuar per tetantive vrasje me paramendim dhe armbajtje pa Leje ne ambjente shtreterore! Familjaret e shokut tim kishin njerez ne ministri Shane disa mijera euro dhe dola per 7 dite! Tani jetoj ne angli dhe falenderoj zotin qe me ndryshoi jeten dhe me ktheu ne rruge normale dhe me fali liri te plote! Thank per vemendjen e lexuesve! Anonim nese do please!
Letra 6
mirmbrema! doja te ndaja nje histori timen me juve nga vet fakti qe ne shqiptaret mundohemi ta fundosim njeri tjetrin pasi Ca tipa kishin grabitur shtepin time eshte gjeja me e keqe qe me ka ndodh dhe ne vend qe policia te arrestonte hajdutet i bente presion plakut tim isha shum i ri dhe mosha ben te veten kshuqe isha shum i irrituar dhe personat ne fjal vazhdimisht na ngacmonin ndersa neve prisnim pergjigjje nga policia ata i kishin veshet e shurdher dhe pse e dinin kush fshihet pas ksaj personalisht polici i zones u jepte mbrojtje nje dit un me vellaun u konfliktuam fizikisht me personat ne fjal dhe pse ata me numr me te madh fal Zotit i mposhtem por nk mbaroj me kaq gjerat moren posht policia u aktifizua e tera per tna kapur e dija qe Do na rrifnin dhe nuk u derzuam po ikem si mundem policia mberriti tek shtepia ime per te arrestuar Babain tim por fatmiresisht plakut i kishte humbur durimi dhe i pret me te shtena automatiku duke sulmuar direkt policin e zones ata u sprapsen dhe kerkuan ndermjetesues per te qetesuar gjakrat plaku foli me Familjet ne fjal duke ju ven gjobe dhe ata u pergjigjen dhe bashk me vellaun u kthyem ne shtepi por akoma prb nuk kishin mbaruar ne shenjester te Familjes time u kthye polici i zones ai mbrohej ne menyre ligjore dhe ishte gati e pa mundur ta godisnim por pas perfundimit te 4 vjecarit postet u nderruan dhe ai ishte i papushtetshem nuk i dham kohe te merte masa vetjake e zum ai e lidhi kte prb me postin por ishte vone plaku e gjuajti me shpull dhe ne e goditem me mjete te forta deri sa u lag dhe e lam aty kjo qe tregova nuk eshte gje e mir por mos pranoni qe njerezit e pushtetshem tju marin neper kemb mos te ishte per kte vellau im dhe un Do ishim duke fjetur ne Burg edhe tani por reflektuam nganjeher me mire i vdekur dhe me nder..te pakten po shpetove gangsterat Do ken mar mesim... Anabel ju lutem ma postoni se u plaka duke ju shkruar faliminers.