Këngëtarja e njohur, Tuna ka pësuar një ndrydhje të kyçit të djathtë gjatë provave të kërcimit për spektaklin "Dancing With The Stars". Lajmin e ka dhënë vetë konkurrentja e këtij edicioni të Dancing, përmes një fotoje të postuar pak më parë në llogarinë e saj në Instagram. Siç duket edhe nga fotoja këngëtares do t'i duhet të ecë me ndihmën e një paterice, por nuk dihet nëse dëmtimi do të jetë i rëndë sa mund t'i rrezikojë vazhdimin e garës në "Dancing With The Stars".
Pavarësisht kësaj ajo ka shkruar se nuk dorëzohet por është e motivuar për më tej.
Pas largimit të dy konkurrenteve, si dhe balerinëve kryesore Enada Hoxha dhe Gerd vaso një ditë para nisjes së këtij edicioni, javën që shkoi një tjetër konkurrente u largua nga gara . Modelja dhe prezantuesja Diellza Kolgeci pësoi një dëmtim dhe iu desh të tërhiqej për të udhëtuar më pas drejt Kosovës. Mbetet për tu parë çdo të ndodhë me Tunën!
#showbiz