Nevojiten:
1 lugë gjelle kos
40 gr tërshërë
1 lugë gjelle mjaltë
1 karotë e procesuar
Karota, e pasur në beta-karoten është përbërës perfekt në luftën kundër shenjave të plakjes. Kosi natyral e mban lëkurën të hidratuar dhe mjalti e mban në vend hidratimin. Bashkimi i kësaj përzierje me tërshërën bën edhe eleminimin e qelizave të vdekura. Aplikojeni maskën dhe relaksohuni për 20 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët.
Burimi: Vogue