Yjet e filmit të shumëpritur, Dakota Johnson dhe Jamie Dornan, u panë duke iu rikthyer skenave të nxehta të seksit, pasi burimet thonë se kishte mungesë "kimie" mes tyre. Producentët menduan se xhirimet nuk ishin pasionante sa duhet.
Një burim thotë se Dakota nuk po sillet seksi mjaftueshëm. "Anastasia Steele duhet të jetë naive, jo e shpëlarë".
Një përfaqësues nga studioja që po prodhon filmin, Universal Studios, mohon të ketë probleme me tërheqjen mes aktorëve. "Askush nuk duhet të vërë në dyshim intensitetin e aktorëve tanë".
50 Hijet e Greit, bazuar në romanin popullor me të njejtin titull, do të dalë nëpër kinema në shkurt të 2015. Kjo i jep shumë pak kohë aktorëve për t'i bërë gjërat si duhet.
"Ata duan të bëjnë edhe librat e tjerë film, prandaj çdo skenë duhet të jetë perfekte".
Burimi: Us Weekly
#showbiz