Këngëtarja Era Istrefi prej disa ditësh gjendet në New York, e jo pa qëllim. Përveç ftesave në disa evente atje, me gjasë shkaku i vizitës mund të ketë qënë shërbimi fotografik që është duke realizuar këngëtarja me fotografin e njohur shqiptar, Fadil Berisha.
Ne kemi mundur të gjejmë këto foto të shkëputura gjatë punës për realizimin e fotografive dhe ajo që vihet re është veshja e gjitha me te zeza dhe me një maskë në fytyrë, pa prekur 'rasta-t' identifikuese të yllit të "E Dehun Jam".
Grimi i këngëtares i është besuar një ekipi amerikan ndërsa si stilist është përzgjedhur Blair Berisha. Në fakt arsyeja që e ka shtyrë Erën të realizojë këtë set fotografik nuk dihet ende. 22-vjeçarja nuk ka shpjeguar nëse fotot po realizohen për shkak të ndonjë projekti muzikor të ardhshëm, pas suksesit të saj të fundit apo diçka tjetër.
#showbiz