Qeveria ka vendosur të ndalojë parkimin e automjeteve në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, nga lumi i Lanës deri në Sheshin Nënë Tereza. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, tha se vendimi i qeverisë u mor pas kërkesave të shumta të qytetarëve. Ndërsa Sheshi Nënë Tereza do të kthehet në pedonale nga ora 19:00 deri në orën 24:00. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, gjatë rikonstruksionit të sheshit për pritjen e Papa Françeskut, premtoi se ky shesh do të shndërrohej në një zonë pedonale.
Burimi: Lapsi