Edhe pse klipi i Zajmina Vasjarit, ku shfaqet me helikopterë ushtarakë, ka më shumë se një vit që ka dalë në qarkullim, tani që doli në media një shkresë zyrtare, ku është dhënë leje për shfrytëzimin e ambienteve dhe mjeteve ushtarake në pronë të shtetit shqiptar, ky lajm u rikthye në vëmëndje.
Zajmina Vasjari, në këtë rast protagonistja kryesore e kësaj ngjarjeje, ka bërë kërkesë formale në adresë të Ministrisë së Mbrojtjes, më saktësisht kërkesa i drejtohej ish-sekretarit të përgjithshëm Edvin Kulluri, i cili më pas ka kaluar urdhëresën në insitucionet përkatëse, te Forcat e Armatosura (Forcat Ajrore), të cilat kanë miratuar vendimin për lejimin e përdorimit të mjeteve luftarake dhe ambjenteve nga këngëtarja Zajmina vasjari, për xhirime të klipit muzikor "I Kom".
"Panorama Plus" ka kërkuar të zbulojë më shumë detaje rreth kësaj ngjarjeje, e quajtur nga media si skandal. Ne kontaktuam me z.Edvin Kulluri, protagonisten e Zajmina Vasjari, si dhe zyrën e shtypit të Ministrisë, ndërkohë që kjo e fundit nuk na ka kthyer përgjigje.
Ky është lajmi që ka ditë që po qarkullon së bashku me një faksimile të dërguar nga ana e Zajmina Vasjarit në adresë të Ministrisë së Mbrojtjes. "Ish-ministri i Mbrojtjes Imami përmes ish-sekretarit të përgjithshëm, z.Edvin Kulluri, i ka vënë në dispozicion dy helikopterë të Ministrisë këngëtares Zajmina vasjari, e cila i ka shfrytëzuar ato, mjete të tjera ushtarake, si dhe ambientet për të xhiruar një videoklip. Këngëtarja ka pasur në dispozicion dy helikopterë të markës AB-205, pronë e Ministrisë së Mbrojtjes për të realizuar një klip në prill të vitit të kaluar. Ish-sekretari i Ministrisë ka marrë një kërkesë formale më 18 prill të vitit 2013".
ZAJMINA: NUK KA MOTIV TË AKUZOHEM DHE TË FRIKËSOHEM
Faksimilja me kërkesën e drejtur nga Zajmina Vasjari tek insitucioni i Ministrisë së Mbrojtjes duke shumë formale. Kërkesa ëhstë si vijon: "I nderuar z.Kulluri, fillimisht duke falenderuar Ministrinë e Mbrojtjes si institucion dhe juve personalisht, po ju bëj me dije kërkesën time si më poshtë vijon: Aktualisht, në bashkëpunim me kompaninë diskografike Max Production, jam duke realizuar videoklipin e një këngë të re. Për këtë arsye kërkoj bashkëpunimin tuaj për vënien në dispozicion të ambienteve tuaja të varësisë, me qëllim realizimin e këtij videoklipi duke ju siguruar korrektësi dhe profesionalizëm gjatë procesit të xhirimet. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, Zajmina Vasjari. Tiranë 18/04/2013.
Ne kontaktuam edhe këngëtaren e njohur, e cila edhe përkundër insistimit të saj që të mos japë asnjë deklaratë, diçka na tha: "Shumë gazetarë më kanë marrë në telefon për këtë çështje dhe nuk jam prononcuar, pasi kjo është bërë çështje politike",- thekson zajmina, e cila në fund thotë: "Nuk kam motiv të akuzohem dhe të frikësohem".
Shkrimin e plotë e gjeni në numrin e ditës së sotme të gazetës "Panorama".
Burimi: Suplementi Panorama Plus
#showbiz