U bënë disa vjet që nga ajo kohë e largët dhe unë, me veten time, vetem me veten time, se askush tjetër nuk ka dijeni për atë ngjarje, edhe pse kam shtrydhur në maksimum trurin tim, s’kam marrë një përgjigje qetësuese, që të më largonte trazirën e gjatë që kam akoma në shpirt. Ajo ndodhi, po e përsëris edhe një herë, ngjan më tepër me një aventurë romantike libri ose filmi, me një lajthitje të mendjes, me nje guxim prej të marri; është gati e pabesueshme. Më ndodhi disa vjet më parë, kur isha beqar, kur kisha tre vjet emigrant në Greqi dhe isha i bindur se e njihja sadopak jetën, atë anë të qytetrimit të saj që quhet moral dhe civilizim modern. Ngjarja ndodhi në një manastir, gati trembëdhjetë vjet më parë.Mu desh te shkoja me pune ne nje manastir. Aty kishte shumë qetësi, shumë dritë dielli dhe një ajër brilant. . Kurrë nuk më shkonte në mend, që në një objekt të tillë kulti femror, do të kishte aq shumë epsh të vetëdijshëm dashurie dhe një shpërthim ndjenjash aq vullkanik. Sidoqoftë nga ajo ndodhi, unë mësova një gjë të madhe, fuqinë e tmerrshme trazuese që ka dashuria dhe jo çdo dashuri, por dashuria e fshehur, e ndrydhur, e ndaluar dhe e rezervuar vetëm për njerëz që arrin të prekin ndjenjat e një murgeshe, të hyjnë thellë në botën e saj dhe ta trazojnë. Në atë ndertesë përdhese,ku isha sistemuar unë gjatë ditës hyja vetëm tre herë, kur haja bukën në drekë, kur kisha për të kryer ndonjë nevojë personale dhe kur shkoja për të fjetur gjumë. Ushqimin ma sillte murgesha e re, « Motra Kristinë » Ajo ishte një vajzë e bukur, si një kukull franceze e derdhur në porcelan dhe e veshur me rroba të zeza që i shkonin shumë. Binte në sy, në atë manastir të sunduar nga kurme dhe afshe të ftohta e të ndrydhura grash. Kristina ishte një vajzë nën njëzet vjeç, me një qeshje të ëmbël dhe të kristaltë, gati fëminore. Rrethanat erdhën të tilla që unë me „Motren Kristine“ të lidhja miqësi të fortë, miqësinë e parë në jetën time me një femër. Jam plotësisht i sinqertë po të them, që ajo në fillim ishte një miqësi e pastër. Më tridhjetë e një gusht i dhashë fund punës në atë manastir. Mbaj mend që ishte ditë e enjte, ora pesë ose gjashtë dhe kishte pak minuta që qielli gjithandej ishte mbyllur me re të zeza dhe kishte nisur të binin pikat e para të një shiu të imët. Hapa derën e dhomës dhe hyra brenda. Ndeza dushin për t’u larë dhe ndërkohe nisa të sistemoja në çantën time, veglat dhe rrobat e punës. Kur sytë më zunë poshtë vazos së luleve një copë të vogël letre të bardhë. Në të shkruhej : ’’Sonte mos e mbyll derën me shul, dritën dhe dritaren mos e mbaj të hapur dhe mos u shqetëso kur unë të hyjë brenda“. Dëshiroj që me ju, të paktën në këtë rrëfim, të jem deri në fund i sinqertë dhe të përshkruaj me imtësi çdo detaj, vetëm që të më kuptoni dhe të më besoni, që në këto që po them, nuk ka asnjë teprim, asnjë zbukurim, asnjë fshehje dhe asgjë nga ato që janë në natyrën e meshkujve mburravecë, të cilët, në marrëdhëniet me femrat, në punët e dashurisë, janë mësuar ta bëjnë qimen tra, vetëm të provojnë që janë një Don Zhuan i suksesshëm. Ndjeva një lëvizje që vinte nga jashtë. Ishin ca hapa të lehtë që plluckuan pa kujdes në ujin e oborrit, pastaj u hap dera dhe dikush hyri brenda me shpejtësi. Në sekondat e pakta që pasuan atë gjendje, atë skenë e atë ngarkesë nervore të pazakont, kuptova që patjeter me duhej të provoja përfundimisht dhe sa më shpejtë kush ishte ajo murgeshë: Kristina apo ndonjë tjetër? Përballë meje dhe murgeshës vazhdonte të qendronte errësira. Unë jam…, kush mund të jetë tjetër, kë pret tjetër të vijë këtu, në këtë orë, Miri im, djaloshi im shqiptar. Ishte zeri saj, i Kristinës. Kristinë, s’ke frikë që erdhe këtu I kam menduar të gjitha, por tani s’dua t’ja di për asgjë, përveç asaj që unë ndjej për ty dhe ti ndjen për mua, dashurisë tonë. E di, e kuptoj, që me këtë që po bëj po hedh një hap ndoshta të marrëzishëm, por kuptoje edhe tjetrën që marrëzitë në këtë botë kanë lindur për t’u provuar nga njerëzit, për t’u përballuar nga ata. Ato janë pjesë të jetës sonë, pjesë të riskut. Dhe unë vendosa të provojë një marrëzi dashurie, në se kjo që po bëjmë ne të dy, është një e tillë, është një faj, një krim. Dëgjova një fëshfërimë të lehtë fustani që rrëshqiti me shpejtësi nëpër trupin e saj dhe u var poshtë. Se ç’ndodhi në atë çast me zgjatje tej të zakonshme, se përshkruaj dot, s’gjej dot frymëzim e fjalë. Ndihem i pafuqishëm përballë përmasës magjike dhe pushtetit absolut të atij çasti, të atij përjetimi të zjarrtë, i cili, rrallë haset tek dy të rinj të dashuruar. Minuta të tëra, se mbaj mend me saktësi se sa, gjysëm ore ndoshta edhe më shumë, ajo vajzë u struk si një fëmijë e vogël në gjoksin tim, e mbështjellë nga krahët e mi dhe nga era e trupit dhe e afshit tim, si e dehur, sikur desh që ai çast të mos kishte kurrë mbarim Jam një bullgare, me saktë një shqiptaro-bullgare,gjysma e gjakut tone ishte e njejte dhe ate e kishin sjelle ne greqi per tu shitur. Ndenji dhe pak, u ngrit S’ke ç’i bën ky ishte fati im. Qofshë gjithë jetën i lumtur dhe paç në krah një vajzë që të dojë sa gjysma e dashurisë që ndjej unë për ty. S’kam për të të harruar kurrë. dashuria nuk njeh fe, racë, kombësi, arsim, pamje fizike, profesion, shije mode e arti, gjendje financiare e ku e di unë çfarë tjeteër. Dashuria njeh vetëm një gjuhë, gjuhën e ndjenjave, këtë gjuhë universale që i bashkon të gjitha ato qënie njerëzore, të cilat, besojnë tek dashuria e pastër dhe e sinqertë që është kurora më e bukur e jetës.shpresoj mos ju merzit sepse e kam zgjatur shumëju takon juve të mendoni si të doni, nëse është mëkat apo e drejtë .
Murgesha ime e dashur
8 Shtator 2014