Anabel,
Kjo eshte gjeja me e pazakonte qe kam bere, sepse po ndaj publikisht edhe pse ne anonimat, nje histori qe me perket vetem mua. Une nuk shkruaj ndonjehere ketu dhe as komentoj dhe per hir te se vertetes me ka pelqyer me perpara kur faqja kishte me pak letra. Por ja qe me erdhi rradha dhe mua.
Sot, Anabel, jam ne nje apartament te vogel ne jug. Eshte nje qetesi varri tek kjo lagje. Jam e lumtur qe ka internet te pakten. Perpara 1 muaji isha ne nje martese me nje burre qe e kam dashur gjithe jeten. Kam 5 vjet e martuar dhe 4 vjet e dashuruar me ate njeri. Dhe kam nje jave qe jam larguar, per t emarre vendimin me te madh te jetes sime: Te kthehem tek ai, apo te vazhdoj te ndjek nje enderr.
Cila eshte endrra ime? Te kem nje femije. Kemi 4 vjet qe perpiqemi seriozisht per te bere femije, kemi bredhur neper gjinekologe. Fillimisht thane se ishim te dy ok, thjesht duhet te shmangnim stresin. Pastaj na thane se duhet te ndryshonim dieten dhe te linim cigaren. I beme te gjitha. Pastaj na thane se fajin e kam une.
Kalova tre muaj shume te veshtire. U mbylla ne vetvete. Nuk dija c’te mendoja. Nuk mund te lindja dot? Ishte e tmerrshme. Une jam femija e trete e nje familje me 4 femije. Dy motrat e mia me te medha kane femije. Ne te gjithe familjen ne nuk kemi problem te tilla. Im shoq me tha se sido qe te vinte puna, ne do te qendronim bashke dhe ai s’do te me braktiste kurre.
Me pas nje mikesha ime me sugjeroi nje gjinekolog ne Itali. Shkuam per kontroll dhe ai na tha te kunderten, qe “faji” ishte I tim shoq. Im shoq u acarua aq shume nderkohe qe une u mundova ta qetesoja duke I thene se sido qe te vinte puna, mua me kishte aty.
Por ideja qe ai ishte s’mund te bente femije nuk e qetesonte. Vendosem te shkonim ne Viene per nje kontroll tjeter. Atje aprovuan ate cfare tha doktori ne Itali: Im shoq e kishte problemin. Nuk do te futem ne detaje se si dhe cfare kishte tamam, por pohimi ishte shume I veshtire per bashkeshortin. Kur u kthyem nga Viena nuk folem per kete gje fare per disa muaj.
Kaluan rreth tete muaj dhe do kete qene diku nga fillim-dhjetori, kur im shoq vjen ne shtepi I pire (ai nuk pi kurre) dhe me thote qe po te doja mund ta ndaja, sepse nuk donte te me shkaterronte jeten, meqenese ai nuk bente dot femije.
Qame ted y. I thashe qe kjo s’do te ndodhte kurre. I thashe qe kjo puna e femijes po na fuste ne depression dhe po na shkaterronte ate cfare kishim mes nesh. Vendosem qe te merrnim disa dite pushime dhe te shkonim jashte ne nje vend malor, ku kaluam shume bukur, sepse u harruam duke u perpjekur te mesonim skite.
Kur erdhem, Tirana na dukej edh eme e zymte dhe na u rikthyen prape kujtimet e atij debate sapo vume kemben ne apartament. Por vendosem ta mbanim perbrenda. E fjeta mendjen qe s’do te benim femije. Por ja qe kur nje deshire aq e madhe ekziston brenda teje, eshte e pamundur ta mbash te ngujuar.
Veshet me kapnin vetem biseda rreth alternativave per femije. Lexoja ne internet, degjoja njerez, hapja televizorin e me dilnin dokumentare ne lidhje me kete gje.
Vajta u interesova ne nje spital per terapine in-vitro dhe m’u ndez nje shprese. Rreth dy jave, mezi I gjeta anen dhe ia thashe tim shoq. Ai per habine time pranoi menjehere. Mesa duket edhe ai e kishte menduar gjate dhe nuk donte te dorezohej. Leme takim per IVF-ne e pare (In VItron) dhe shkojme. Fatkeqesisht, me pas mesojme se prova e pare kishte deshtuar. Por mjeku na tha se do ta provonim serish dhe na shpjegoi se ka shume raste te suksesshme. Une kisha vendosur me veten qe eprderisa e nisem kete gje t’I shkojme deri ne fund. E ndjeja brenda meje se nuk kishte shans qe te mos e provonim prape.
Im shoq u deshperua totalisht. Deshtimi I IVF-se se pare e zhgenjeu dhe e ndrshoi si njeri. Gabimi I tij I madh ishte qe nuk kishte lexuar aq sa duhet per kete gje, duke ma lene mua ne dore dhe mendoi se keshtu do te zgjidhej. Ndoshta edhe faji im qe per te mos ndikuar ne stress, ia kisha beret e lehte dhe shume optimiste.
Me duhej te prisja kohen e duhur per nje tjeter takim por gjate kesaj kohe ne vend qe te ndiqja keshillat e mjekut I cili me thoshte se duhet te mos perjetoja stress dhe madje te shihja mundesi per terapi alternative si akupunkture, vetem zihesha. Ai shtoi te dalurat naten, shtoi pijen, gati asnjehere nuk vinte naten ne krevat por e zinte gjumi ne kuzhine. Per cdo gje qe I flisja acarohej. Gjate gjithe kohes perpiqej te me evitonte. Nuk donte te fliste per asgje qe kishte lidhje me femijet, nuk donte te degjonte per femijet e te tjereve dhe nese shihte qofte nje femije ne nje reklame panolinesh e kthente menjehere kanalin. Situata u be horror.
Une nderkohe asnjehere nuk I hoqa shpresat. Perse te mos ta provonim serish. Ne internet lexoja per shume gra qe e kishin provuar pas 1 apo dy deshtimesh dhe ia kishin dale me sukses.
Nje dite nje mikesha ime qe eshte e martuar me nje amerikan, do te bente nje “babyshower”. Ai e njihte ate dhe e dinte qe e kisha shume shoqe dhe duhet te shkoja patjeter. Vjen ne shtepi dhe me gjen duke paketuar nje kuti me veshje per bebin e mikeshes. Ne ate moment nuk e di se cfare po kendoja me vete. Ai per nje moment nuk foli pastaj qeshi dhe me tha: “Ti je e cmendur. Na e nxive jeten me kete femije. Meqenese une s’bej dot, pse s’shkon q… ndonje tjeter e te biesh rehat!!” Do te doja t’a kujtoja qe ajo ishte dhurate per shoqen por fjalia e fundit me tronditi. Une nuk doja femije me kedo! Une doja me te! Doja ta provoja me te derisa te bindeshim ted y qe nuk benim dot dhe prape do jetoja me te sepse e doja. Por ne kohet modern me kaq shume teknologji te avancuar, nuk kisha pse t’I humbja shpresat. Ja thashe keto duke qare dhe ai me tha qe jane te gjitha perralla dhe kjo terapia nje idiotesi per ten a marre leke dhe ai nuk do te harxhonte asnje leke per budallalleqe te tilla.
Keshtu qe vendosi te mos e provojme serish. Une I thashe qe e respektoj vendimin e tij. Qe nga ai moment jeta jone nuk ishte me njesoj. Ajo jeta pa femije qe ne do ta vazhdonim te lumtur sepse kishim njeri-tjetrin nuk ekzistonte. Ne shtepi nuk permendeshin femijet. Atij I iku deshira fare per marredhenie seksuale sepse ndihej I “paafte”. Une vetem qaja sa here mendoja qe po ta provonim nuk I dihej kurre. PO shihnim nje episode nje te diele te atij emisionit “Shihemi ne gjyq’ me nje femiej te adoptuar dhe atje u be me keq. Nisi te thoshte qe kur nje gje eshte shkruar smund ta ndryshojme, as te bejme me zor kalamaj dhe as te adoptojme te te tjereve se ata nje dite do kerkojne prinderit e tyre.
Me nje fjale, rane te gjitha shpresat e nje perpjekjeje. Ne shtepi u beme si dy te huaj. Derisa nje dite vendosa te merrja kontrollin dhe I thashe qe te harronim gjithcka vetem te ktheheshim tek ata qe ishim. Kishim humbur dashurine, kishim humbur harmonine gjithcka qe kishim bashke dhe qe na kishte mbajtur kaq afer gjithe keto vite.
Por ai s’u perpoq kurre. Dhe sa me ftohte sillej, aq me shume nisa te mendoj qe perse duhet te jetoj me kete njeri, I cili nuk perpiqet fare per kete marredhenie por gjithmone e me shume me jep rast qe te mendoj se mund t ekem nje shans ne kete jete me nje tjeter. Po, po. Nis ate mendoj se mund te kisha shans per femije pot e krijoja nje familje tjeter meqenese ai as nuk donte t’ja dinte. Dhe kete ja thashe nje dite ne nerva e siper ne nje sherr, sepse ai u zhduk tre dite me shoket sic me tha dhe as ngrinte telefonin. “Kete do ti?!” mu pergjigj. Madje per here te pare ne jeten e tij dhe timen, me qelloi. Pastaj me ofendoi me ato fjale qe e dini mire se cfare jane. Dhe pastaj, me tha qe te zhdukesha nga shtepia. Dhe ja ku jam sot. U zhduka. Jam ne nje periudhe shume te veshtire. Pervec mamase dhe motrave askush nuk e di kete situate. Ai me mori ne telefon dje per here te pare kete muaj per te thene se ndihej keq dhe nuk rrinte dot pa mua dhe se kishte gabuar. Kur I thashe qe nese ktheheshim do ta provonim serish per femije, ai ma ktheu: “Po kaq vlen marredhenia jone, nje femije? Po sikur te deshtojme prape, cfare do besh? Do zihemi nga fillimi si keto kohe?” Pak a shume me la te kuptoje se nuk do ta provoje me se ka frike se mos deshton serish.
Une e dua shume, por per here te pare, nuk e di, por nuk jam e sigurt se dua te kthehem me te. Gjithmone mendoj, se ndoshta diku, atje, do te kem nje shans per femije. Por nga tjeter, edhe ate dreq njeriu e dua shume. Eshte dashuria e vetme qe kam njohur, me e madhja. Nuk e di cfare te bej. Jam ne dilemen me te veshtire te jetes sime.
Fëmija që vrau dashurinë
1 Shtator 2014