Avionet private duket sikur gjithmonë "ngjisin" me bukuroshet.
Bleona Qerreti ishte e para që e bëri të famshëm charterin kur erdhi në Shqipëri me të, rreth dy vite më parë. Atëherë askush se kuptoi se ç'nevojë kishte Bleona për të marrë me qera një charter privat në Itali (këngëtarja këmbënguli se e pagoi vetë) dhe një dhomë në hotelin me 5 yje "Sheraton". Por duket se e gjitha ka qënë pjesë e nje reality show mbi jetën e Bleonës, që këngëtarja e ka realizuar në bashkëpunim me televizionin amerikan "Bravo".
Anxhela Martini nga ana tjetër përpara se të zbulohej në Shqipëri, ishte zbuluar si modele në Zvicër e më pas në Amerikë, ndaj dhe udhëtimet me charter privat nuk kanë munguar. Në Instagramin e saj ekziston vetëm një postim, ku modelja ka fotografuar veten duke lexuar një intervistë të Jay Z dhe nga mjedisi përreth kuptohet që është një avion privat.
Edhe Afërdita Dreshaj nuk ka kaluar shumë keq me mjetet e transportit. Së fundmi modelja mori një "Porche", dhuratë nga i dashuri, sportisti çek Jakub Kindl. Në Amerikë ajo udhëtonte shpesh me avion privatë drejt Majamit, së bashku me kushërirën e saj, Tika Camaj. E si modele bikinish, Majami, është tregu i preferuar.
Nëse për të tjerat, avioni privat mund të jetë një mundësi e artë që ndodh një herë në jetë, për Emine Cunmulaj avioni privat është një tjetër makinë që e pret te porta, sa herë që ajo dëshiron të shkojë diku, më larg se Los Angelos-i.
Partneri i Emine Cunmulaj-t është një milioner i famshëm i një rrjeti hotelesh dhe shpesh modelja nga Mali i Zi shihet në Instagram duke u fotografuar në avionin privat të kompanisë së partnerit të saj Sam Nazarian, duke udhëtuar kështu në vende të ndryshme të botës, që nga ishujt e Hawait e deri në Itali.
Por sa variojnë shifrat e udhëtimit me një avion privat?
Sigurisht që udhëtimi me një avion privat është shumë i kushtueshëm. Nga kërkimet në internet kemi parë se çmimi për një orë udhëtimi varion nga 1500-8500 dollarë, kjo varet edhe nga lloji i avionit dhe përmasat e tij.
Nëse ora ka këtë çmim, imagjinoni sesa kushton një udhëtim që nga nisja e deri në mbërritje, pra vajtje-ardhje duke përfshirë edhe përgatitjen paraprake përpara fluturimin dhe kthimin e tij prapa. Thënë ndryshe, një udhëtim 4-orësh me avion privat mund të kushtojë përafërsisht 6000-34000 dollarë.
#showbiz