"Jam lesbike dhe mbi të gjitha e dashuruar". Kjo është deklarata më e fundit që vjen nga Kolumbia, një vend që konsiderohet katolik dhe konservator, nga njëra prej ministreve të qeverisë së Juan Manuel Santos. Deklarata në fjalë ka nxitur, siç pritej, debate dhe polemka të shumta.
Cecilia Alvarez Correa, Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Turizmit, pranoi në një intervistë të dhënë për radion RNC, lidhjen e saj të dashurisë me kolegen, Ministren e Arsimit, Gina Parody.
"Nuk kam kuptuar asnjëherë se përse kjo lloj pyetjesh (seksuale) nuk i bëhet meshkujve. Sa burra, që kanë qënë pjesë e qeverisë, kanë pasur orientim seksual të njëjtë me timin"- tha ajo në intervistë.
"Jam gati të debatojë për çdo gjë, por në aspektin profesionale, jo personal. Nëse jeta ime private ka lidhje me interesin publik, unë tërhiqem, por nuk mendoj se është kështu. Ne duhet të gjykohemi për punën tonë në qeveri jo për seksualitetin tonë". përfundoi Correa.
Burimi: Tgcom
#worldnews